Telegrafi

Zyrtare: Roshi nënshkruan me skuadrën ruse (Foto)

Odise Roshi ka nënshkruar me skuadrën ruse, Terek Grozni.

Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, mesfushori i kombëtares shqiptare pas kryerjes së vizitave mjekësore ka firmosur me skuadrën ruse një kontratë 3-vjeçare.

Roshi ishte i shoqëruar nga menaxheri i tij Shkumbin Qormemeti, i cili po bënë lëvizjevet më të bujshme në futbollin shqiptar këto vitet e fundit.

Sipas agjentit shqiptar, kjo lëvizje është një hap i madh në karrierë dhe plotësimin e një dëshire të veçantë të Roshit.

Lexo po ashtu Odise Roshi befason me skuadrën e re

“Çdo transferim ka peshën e saj, sidomos kur bëhet fjalë për një futbollist të Kombëtares. Për Odise Roshin ky është një hap i madh kur dihet që Liga Premier e Rusisë është në një nivel shumë më të lartë nga kampionati kroat”, deklaroi Qormemeti.

“Mund të them që ky transferim u mbyll bashkërisht me Adrian Aliajn, ku kohëzgjatja e kontratës është 3-vjeçare. Nuk mund të flas për termat financiarë për të cilat mund të shprehet Roshi, por mund të them që i plotësova dëshirën dhe e bashkova me shokun e tij të ngushtë, Bekim Balajn”, përfundoi agjenti shqiptar. /Telegrafi/