Telegrafi

Zyrtare: Rooney te Evertoni (Foto)

Futbollisti 31-vjeçar është kthyer aty ku ka filluar gjithçka, i cili bëhet trasnferi më i shtrenjtë deri më tani i Evertonit.

Wayne Rooney është rikthyer përfundimisht te skuadra ku e ka filluar karrierën pas 13 vjetëve të luajtura te4 Manchester United.

Të dy klubet kanë mbyllur negociatat e transferimit këtë javë, me Romelu Lukakun që ka vendosur të shkojë në anën tjetër për rreth 75 milionë funte, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi i Anglisë, 31 vjeçari u largua nga Goodison Park në vitin 2004 për 25.6 milionë funte dhe kthehet për 10 milionë funte për të mbushur boshllëkun e lënë nga Lukaku.

Rooney bëhet transferi i ri pas i skuadrës së trajnerit Ronald Koeman pas Jordan Pickford, Micheal Keane, Davy Klaassen dhe Sandro Ramirez. /Telegrafi/