Telegrafi

Zyrtare: Rooney mungon ndaj Bayernit

Rooney u lëndua në minutat e fundit të ndeshjes së parë ndaj Bayernit, që sipas konfirmimeve do ta lë atë së paku tre javë jashtë fushave të blerta. Sidoqoftë, Rooney duket të ketë bërë progres dhe ka kërkuar nga Ferguson që ai të luajë.

Mirëpo, trajneri nuk dëshiron ta rrezikojë sulmuesin e tij kryesor dhe ka marrë vendim: “Ai nuk do të luajë ndaj Bayernit. Nuk dua ta rrezikoj atë”.

Djajtë e Kuq duhet të shpresojnë në sulmuesin e ri italian Federico Macheda dhe për një ndikim të tijin në ndeshjen vendimtare të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/