Telegrafi

Zyrtare: Ronaldo nuk luan ndaj Granadas

Cristiano Ronaldo është lënë jashtë skuadrës së Real Madridit për përballjen ndaj Granadas të shtunën mbrëma.

Real Madridi udhëton te Granada për të zhvilluar një nga ndeshjet e mbetura kruciale të sezonit.

Ronaldo i cili ishte njeriu kryesor që Real Madridi të bëjë hap të madh drejt finales tash është lënë jsahtë skuadrës nga Zidane në mënyrë që të pushojë.

Gareth Bale po ashtu mungon në këtë duel, teksa Dani Caravajal është i lënduar.

Pos Ronaldos, Zidane ka lënë jashtë skuadrës edhe portierin Keylor Navas.

Zidane dhe Reali kanë fituar tri ndeshje rresht pas disfatës në El Clasico. /Telegrafi/