Telegrafi

Zyrtare: Ronaldo dënohet me një ndeshje mos-lojë, mungon vetëm ndaj Young Boysit

Cristiano Ronaldo është dënuar me një ndeshje mos-lojë nga UEFA pas kartonit të kuq në Ligën e Kampionëve.

Juventusi fitoi në ndeshjen e tyre të parë të grupit ndaj Valencias me rezultat 0-2.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për Zonjën e Vjetër, pasi ylli i ekipit, Ronaldo u ndëshkua me kartonë të kuq.

Lexo po ashtu Motra e Ronaldos: Kartoni i kuq ishte turp i futbollit, do t'i paguajnë shtrenjtë lotët e vëllait tim

Ndëshkimi me të kuq i sulmuesit portugez erdhi në minutën e 30-të pasi goditi dhe pastaj kapi për flokë mbrojtësin Jeison Murillo.

Tani një javë nga eksesi i ndodhur ka ardhur edhe vendimi i UEFA-s në lidhje me kartonin e kuq të Ronaldos.

UEFA ka vendosur ta dënojë yllin portugez me një ndeshje mos-lojë në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Lippi për kartonin e kuq të Ronaldos: Gjyqtari kishte halucinacione, duhet të futet VAR-i në Ligën e Kampionëve

Kështu, Ronaldo do t’i mungojë Juventusit në takimin e ardhshëm të grupeve ndaj Young Boysit.

Ndeshja ndaj zviceranëve është e paraparë të zhvillohet me 2 tetor në Allianz Stadium, me fillim nga ora 18:55. /Telegrafi/