Cristiano Ronaldo është dënuar me një ndeshje mos-lojë nga UEFA pas kartonit të kuq në Ligën e Kampionëve.
Juventusi fitoi në ndeshjen e tyre të parë të grupit ndaj Valencias me rezultat 0-2.
Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për Zonjën e Vjetër, pasi ylli i ekipit, Ronaldo u ndëshkua me kartonë të kuq.
Ndëshkimi me të kuq i sulmuesit portugez erdhi në minutën e 30-të pasi goditi dhe pastaj kapi për flokë mbrojtësin Jeison Murillo.
Imagen de @FOXSportsArg del codazo de Cristiano Ronaldo y después como hala del cabello a Murillo pic.twitter.com/L9pnAVc2BU
— David Mantilla (@dafermanre2024) September 20, 2018
Tani një javë nga eksesi i ndodhur ka ardhur edhe vendimi i UEFA-s në lidhje me kartonin e kuq të Ronaldos.
UEFA ka vendosur ta dënojë yllin portugez me një ndeshje mos-lojë në Ligën e Kampionëve.
Kështu, Ronaldo do t’i mungojë Juventusit në takimin e ardhshëm të grupeve ndaj Young Boysit.
Ndeshja ndaj zviceranëve është e paraparë të zhvillohet me 2 tetor në Allianz Stadium, me fillim nga ora 18:55. /Telegrafi/