Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ronaldinho kthehet te Barcelona

Legjenda braziliane, Ronaldinho si duket e ka mbyllur karrierën e tij futbollistike.

Ish-anëtari i PSG-së e Milanit zyrtarisht është kthyer te Barcelona por jo si futbollist.

36-vjeçari do të jetë ambasadori më i ri i Barcelonës nëpër botë.

Këtë njoftim e ka bërë vetë klubi katalunas nëpërmjet një komunikate në faqen e saj zyrtare.

“Ronaldinho do të marrë pjesë nëpër hapjet dhe mbylljet e shkollave të shumta të futbollit që ka Barcelona nëpër botë”.

“Ronaldinho gjithashtu do të veprojë në aktivitetet e Fondacionit Barcelona FC që vepron në bashkëpunim me UNICEF”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas.

Marrëveshja do të nënshkruhet nesër në ‘Camp Nou’ mes presidentit Josep Maria Bartomeu dhe yllit brazilian. /Telegrafi/

Exit mobile version