Prishtina ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit Ronald Sobowale, i cili së fundmi ishte nën pronësi të Laçit.
Klubi kryeqytetas ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit të ri në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Bardhekaltrit kanë zyrtarizuar edhe sot (e shtunë) një lojtar dhe bëhet fjalë për sulmuesin e njohur Ronald Sobowale.
Është vet faqja zyrtare e Prishtinës, e cila ka njoftuar transferimin e 27-vjeçarit anglez me anë të një postimi.
“Mirësevjen Ronald Sobowale”, shkruan në videon e shkurt ku shihet lojtari duke shtrënguar duart me drejtorin sportiv të Prishtinës, Driton Krasniqi.
Ndryshe, Sobowale është lojtar i njohur për futbollin kosovar pasi ka luajtur për Malishevën para se të transferohej te Laçi, ndërsa edhe këtë verë djersiti fanellën e malishevasve në garat evropiane. /Telegrafi/