Roma ka nënshkruar zyrtarisht me mbrojtësin turk Yildrim Mert Cetin nga Genclerbirligi për tre milionë euro dhe 10 për qind të një tarife të transferimit në të ardhmen.
Lojtari 22-vjeçar fluturoi mbrëmjen e kaluar dhe iu nënshtrua testeve mjekësore këtë mëngjes para nënshkrimit të kontratës deri në qershor të vitit 2024.
“AS Roma është e lumtur të njoftoj për nënshkrimin e mbrojtësit turk Yildrim Mert Cetin në një transferim të përhershëm,” thuhet në njoftimin e skuadrës italiane.
🇹🇷 Benvenuto @cetinnn5mert 🤝
I dettagli ➡️ https://t.co/kkvfMe2CFD#ASRoma pic.twitter.com/MU08ctbHjt
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 16, 2019
“Mert Cetin i bashkohet klubit nga pala turke Genclerbirligi për një tarifë prej tre milionë euro. Si pjesë e marrëveshjes, Genclerbirligi gjithashtu mban të drejtën në 10% të çdo tarife transferimi të ardhshëm – në rast se lojtari shitet për një shumë më të madhe se pesë milionë euro”.
Mert Cetin do ta bartë numrin 15-të në fanellë te Giallorossët, derisa është shprehur shumë i lumtur që e ka realizuar transferimin.
“Unë e di madhësinë e klubit që unë do të përfaqësoj,” lojtari i ka thënë faqes zyrtare të Romës.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, është një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj vërtet me fjalë. Jam i bindur se do të jem në gjendje të plotësoj shpresat e klubit dhe tifozëve”, ka thënë më tej Cetin
Mbrojtësi qendror shënoi një gol në 25 paraqitje për Genclerbirligi sezonin e kaluar. /Telegrafi/