Telegrafi

Zyrtare: Roma shkarkon Fonsecan

Roma ka njoftuar se ka shkarkuar Paulo Fonsecan nga pozita e trajnerit.

Skuadra italiane i japi mundësi strategut që të dorëhiqej, mirëpo ai e refuzoi këtë shans.

Kështu, përmes një komunikate për shtyp, Giallorossët kanë njoftuar se kanë shkarkuar Fonseca.

Lexo po ashtu Fonseca refuzon të jap dorëheqje

“Duam ta falënderojmë Paulo Fonsecan për punën e madhe dhe udhëheqjen e treguar këto dy vite”, ka deklaruar presidenti i Romës, Dan Friedkin.

Sidoqoftë, Fonseca do jetë në krye të Romës deri në fund të sezonit dhe pasuesi i tij thuhet se është Maurizio Sarri. /Telegrafi/