Telegrafi

Zyrtare: Roma e transferon Diawaran nga Napoli

Amadou Diawara (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Roma ka njoftuar se e ka transferuar zyrtarisht Amadou Diawaran nga Napoli.

Napolitanët e transferuan dje (30 qershor) Kostas Manolas nga romakët, andaj mesfushori është përfshirë si pjesë e marrëveshjes.

Mbrojtësi grek ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, me një pagë rreth 3.5 milionë euro në sezon, që do ta dërgojë atë në 4.5 milionë euro varësisht nga paraqitjet që bën.

Lexo po ashtu Napoli e kompleton transferimin e Manolas nga Roma

Në këtë marrëveshje po ashtu bëhet e ditur se do të jenë edhe dy milionë euro shtesë nga shuma e transferimit, derisa Amadou Diawara do të kalojë te Roma për 18 milionë euro plus tre milionë nga bonuset.

Diawar është aktualisht duke luajtur në Kupën e Kombeve të Afrikës me Guinenë, kështu që transferimi i tij është kompletuar sot.

Prezantimi i mesfushorit në fanellën e Romës pritet të ndodhë së shpejti, e që do të jetë transferimi i dytë i tyre, pas Leonardo Spinazzolas. /Telegrafi/