Telegrafi

Zyrtare: Roma blen përfundimisht Fazion

Ashtu siç pritej, Roma ka blerë përfundimisht Federico Fazion.

Mbrojtësi arriti në kryeqytetin italian verën e kaluar në formë të huazimit për 1.2 milionë euro, ndërsa tani përfundimisht është blerë për 3.2 milionë tjera.

“Kemi arritur një marrëveshje me Romën për transferimin përfundimtar të Federico Fazios. I dëshirojmë Federicos gjithë të mirat në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e Spurs.

Fazio pas kalimit te klubi anglez kishte një ulje të formë dhe kështu u rikthye te Sevilla në formë të huazimit në janarin e 2016.

Por, pas kalimit te Roma fal paraqitjeve të mira ai u ftua edhe nga Përfaqësuesja e Argjentinës. /Telegrafi/