Bayern Munich ka njoftuar se ka rinovuar me Arjen Robben.
Holandezi ka vazhduar kontratën për një vit dhe kështu ai do vazhdojë të jetë pjesë e klubit gjerman deri në vitin 2018.
32-vjeçari është paraqitur mbi 200 herë për bavarezët, ku ka fituar pesë Bundesliga, katër kupa të ligës, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube.
Robben në këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar tre herë. /Telegrafi/