Telegrafi

Zyrtare: Rivera vazhdon kontratën me Llapin

Mesfushori meksikan Francisco Rivera ka vazhduar kontratën me Llapin.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi llapjan në “Facebook” dhe kjo vjen pak ditë para ndeshjes me Buducnostin.

“Ky rinovim me Riveran është i mirëseardhur në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Budućnost Podgoricës që skuadra jonë do ta zhvilloi më 14 korrik në Stadiumin “Fadil Vokrri””.

“Rivera ishte ndër futbollistët më të mirë të ekipit tonë në stinorin e kaluar duke arritur të zhvilloj 31 paraqitje, 8 gola të realizuar e 2 asistime në gjithsej 2 mijë e 313 minuta të zhvilluara”.

“Vizioni i lojës nga Rivera, mençuria e tij dhe qetësia para golit janë disa nga karakteristikat që e bëjnë atë ndër mesfushorët më të mirë në Superligën tonë” shkruan në njoftimin e Llapit.

Meksikani 27-vjeçar iu bashkua Llapit në verën e vitit 2021. /Telegrafi/