Telegrafi

Zyrtare: Rikthehet futbolli në Maqedoninë e Veriut

Edhe zyrtarisht po rikthehet futbolli në Maqedoninë e Veriut dhe këtë e ka konfirmuar edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë.

Pas mbledhjes së mbajtur me klubet e Ligës së Parë në javën e kaluar, është marrë vendimi që futbollit të rikthehet.

Të gjithë aktivitetet sportive në Maqedoninë e Veriut ishin ndërprerë shkaku i COVID-19, mirëpo që ato po rikthehen tani.

Federata e Futbollit ka bërë me dije se edicioni 2019/20 do të rikthehet në mesin e muajit qershor në mënyrë që të përfundohen ndeshjet e mbetura.

Katër klubet shqiptare Shkëndija, Shkupi, Renova dhe Struga do të luftojnë për objektivat e tyre.

/Telegrafi/