Telegrafi

Zyrtare: Rigon Spahiu transferohet te Liria

Liria ka vazhduar me përforcime dhe ka prezantuar talentin Rigon Spahiu.

Ish-anëtari i Përfaqësueses së Kosovës U19, luan në rolin e qendërmbrojtësit.

Spahiu tanimë është pjesë e Lirisë duke nënshkruar kontratë një vjeçare dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Fushë Kosovës në fundjavë.

Njoftimi i plotë nga FC Liria:

WELCOME RIGON SPAHIU

Spahiu përforcon mbrojtjen

Rigon Spahiu, vie nga Akademia e njohur e Shtutgartit. Ai, pritet të jetë shtyllë e mbrojtjes bardhezi, duke ditur fizikun e tij.

Spahiu, ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës, U-19. /Telegrafi/