Telegrafi

Zyrtare: Richarlison, lojtar i ri i Tottenham Hotspur

Klubi anglez, Tottenham Hotspur ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Richarlison nga Evertoni.

Spurs kanë vazhduar me përforcime këtë verë, pasi tashmë kanë zyrtarizuar edhe lojtarin e katërt.

Bëhet fjalë për sulmuesin e njohur brazilian, Richarlison, i cili vjen nga rivalët e Evertonit.

Është vet faqja zyrtare e Spurs që ka njoftuar transferimin e yllit brazilian në një marrëveshje pesëvjeçare.

“Jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin e Richarlison nga Everton, me një leje pune. Reprezentuesi brazilian ka nënshkruar kontratë me ne deri në vitin 2027”, thuhet në njoftim.

Detajet e transferimit nuk janë bërë të ditura, por kjo blerje thuhet se i ka kushtuar londinezëve plot 60 milionë funte apo 70 milionë euro. /Telegrafi/