Telegrafi

Zyrtare: Reprezentuesi spanjoll vazhdon kontratën me Barçën

Barcelona ka nënshkruar kontratë të re me Sergio Busquets.

Në fakt, mesfushori spanjoll ka zgjatur kontratën deri në vitin 2021, ndërsa detajet rreth saj nuk janë bërë të ditura.

Reprezentuesi spanjoll ishte në radarin e skuadrës së Manchester Cityt, të cilën do ta drejtoj ish-trajneri i Busquetsit te Barcelona, Pep Guardiola.

Kujtojmë se Sergio debutimin e parë në fanellën e ekipit katalonas e pati në vitin 2005 dhe deri më tani është bërë një ndër futbollistët kyç të kampionit spanjoll. /Telegrafi/