Site icon Telegrafi

Zyrtare: Reprezentuesi i Kosovës me skuadër të re

Sulmuesi i reprezentacionit të Kosovës, Dardan Rexhepi, është bërë me skuadër të re.

Rexhepi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin nga liga e dytë suedeze, GIAS.

Futbollisti 24 vjeç i lindur në Suedi, së fundi ka qenë pjesë e skuadrës elitare suedeze, Hacken.

Aty nuk ka gjetur hapësirë të mjaftueshme dhe me kalimin te GIAS, beson se do të fitojë minutazhë më të madhe.

Exit mobile version