Site icon Telegrafi

Zyrtare: Refuzohet oferta e Barcelonës për Paulinhon

Barcelona ka bërë ofertë prej 20 milionë eurove për mesfushorin e Guangzhou Evergrande, Paulinho.

Klubi kinez ka lëshuar një komunikatë për media ku ka treguar për ofertën drejt brazilianit.

“Paulinho, ka rinovuar kontratën se fundmi me klubi në janar të vitit 2017, dhe ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për projektin tonë të gjatë”.

“Jemi të detyruar t’i përgjigjemi formalisht ofertës së Barcelonës, për Paulinhon, që nuk e kemi ndërmend ta shesim”.

“Duam ta shprehim falënderim tonë për Barcelonën, që i kanë bërë nder Paulinhos me ofertën e tyre”, thuhet në komunikatën e klubit.

Sipas raportimeve kineze, Barcelona ka ofruar 20 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version