Redon Xhixha është zyrtarisht pjesë e Qarabagut të Azerbajxhanit, duke kompletuar transferimin nga Tirana.
Klubi azer e ka prezantuar me plot stil ish-sulmuesin e Laçit dhe Tiranës.
Xhixha ka firmosur kontratë me kohëzgjatje tre vjet e gjysmë, ndërsa nga ky transferim ka përfituar plot 550 mijë euro klubi i Tiranës.
Kjo lëvizje do të jetë një humbje sa u takon golave për Tiranën, pasi deri në këto momente 24-vjeçari kryeson listën e golashënuesve të Superiores, me 11 gola.
Nga ana tjetër ky transferim do të mbushë arkat e klubit me të titulluar në Shqipëri, që do të tentojnë një afrim këto ditë për të plotësuar vendin e Xhixhës. /Telegrafi/