Telegrafi

Zyrtare: Redon Syla përforcon Malishevën

Malisheva ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar të janarit, duke plotësuar dëshirat e trajnerit të ri Bylbyl Sokoli.

Emri i ri që është bashkuar me klubin elitar është ai i talentit kosovar Redon Syla.

Sulmuesi 19-vjeçar është transferuar te Malisheva nga Besa e Pejës.

Njoftimi i plotë nga FC Malisheva:  “Mirë se vjen Redon Syla! FC Malisheva ka kënaqësinë të ju informoj se ka arritur marrëveshje me FC Besën për transferimin e mesfushorit Redon Syla. Shumë suksese Redon!”, thuhet në njoftimin e Malishevës.

Malisheva e nis pranverën me 19 pikë nga pozita e tetë. /Telegrafi/