Telegrafi

Zyrtare: Reali transferon Albiolin

Spanjolli do të prezantohet zyrtarisht javën e ardhshme kur do të kthehet nga Kupa e Konfederatave dhe pasi t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

“Real Madridi dhe Valencia kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit Raul Albiol, një marrëveshje e cila do të hyjë në fuqi javën e ardhshme pas ekzaminimeve të zakonshme mjekësore dhe pas nënshkrimit të kontratës nga lojtari”, shkruan në njoftimin zyrtar të Realit.