Klubi spanjoll, Real Madridi ka rinovuar edhe për një vit kontratën e yllit kroat, Luka Modric.
Modric do të mbetej pa kontratë në fund të këtij muaji dhe pritej të largohej nga Santiago Bernabeu pasi ka plot 36 vjet.
Por, paraqitjet e tij të mira këtë sezon që rezultuan me fitimin e trofeve në La Liga dhe Ligën e Kampionëve kanë bindur Real Madridin.
Official Announcement: @lukamodric10. #RealMadrid | #Modrić2023
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) June 8, 2022
Sot (e mërkurë), klubi mbretëror ka konfirmuar me anë të faqeve zyrtare se ka rinovuar kontratën e Modricit edhe për një vit.
“Real Madrid CF dhe Luka Modric kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e lojtarit deri më 30 qershor 2023”, thuhet në njoftim.
Florentino Pérez 👕 @lukamodric10 #RealMadrid | #Modrić2023 pic.twitter.com/f6jc8FA9GB
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) June 8, 2022
Ndryshe, Modric ka zhvilluar plot 10 sezone me Real Madridin, nga to 436 ndeshje, ku ka shënuar 31 gola dhe ka dhuruar 73 asistime.
Modric ka fituar me Los Blancos pesë trofe të Ligës së Kampionëve, tri La Liga, katër Kupa të Botës për Klube, tri Superkupa Evropiane dhe një Kupë të Mbretit. /Telegrafi/
Florentino Pérez ✍ @lukamodric10 #Modrić2023 pic.twitter.com/usMIkaU2LP
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) June 8, 2022