Real Madridi i ka zyrtarizuar gjatë ditës së sotshme, dyshen Martin Odegaard dhe Sergio Reguilon.
Norvegjezi i talentuar do të luajë te Real Sociedadi deri më 30 qershor të vitit 2020.
Ai është kthyer nga huazimi te Vitesse ku zhvilloi një sezon të mirë duke luajtur në 31 ndeshje, duke shënuar tetë gola.
Comunicado Oficial: Odegaard.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 5, 2019
Në anën tjetër Sergio Reguilon është huazuar te Sevilla po ashtu deri më 30 qershor të vitit 2020.
22 vjeçari ka luajtur sezonin e shkuar te mbretërit ku ka pasur paraqitje pozitive, por që të rritet ende si lojtar do të luajë te Sevilla.
DONE DEAL: Sevilla complete their seventh signing of the summer as Monchi madness returns – https://t.co/y5T59DmbS6 pic.twitter.com/WgpGHezUes
— Play Squawka Selector for Free (@Squawka_Live) July 5, 2019
Real Madridi deri më tani ka blerë emra si Eden Hazard, Luka Jovic, Ferland Mendy e Eder Milito. /Telegrafi/