Telegrafi

Zyrtare: Real Betisi me shumë stil e konfirmon Nabil Fekirin si lojtar të tyre

Real Betis e ka zgjedhur mesnatën që ta zyrtarizojë nënshkrimin me Nabil Fekir që vjen nga Lyon.

26-vjeçari, i cili fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 2018, ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare në klubin nga Estadio Benito Villamarin.

Fekiri ishte synimi i Real Betisit si zgjedhja e parë për të zëvendësuar Giovani Lo Celso që po largohet , madje e ka kërkuar largimin nga klubi.

Mesfushori kishte vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me Lyon, duke i dhënë Betis një avantazh të konsiderueshëm në negociatat për ta ulur madje edhe çmimin.

Ai ishte në bisedime me Sevillan dhe Valencian, por edhe me Napolin në Itali.

Fekir pritet të jetë një nga lojtarët kryesor të klubit, pasi te Lyon në 193 ndeshje  shënoi 69 gola dhe dha 46 asistime. /Telegrafi/