Real Betis e ka zgjedhur mesnatën që ta zyrtarizojë nënshkrimin me Nabil Fekir që vjen nga Lyon.
26-vjeçari, i cili fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 2018, ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare në klubin nga Estadio Benito Villamarin.
Fekiri ishte synimi i Real Betisit si zgjedhja e parë për të zëvendësuar Giovani Lo Celso që po largohet , madje e ka kërkuar largimin nga klubi.
📣 OFFICIAL | #RealBetis sign Nabil Fekir 📝🤝
Welcome, @NabilFekir! 🧞♂️🤤
➡ https://t.co/ImcCvzYBJr pic.twitter.com/75YkDdgBjL
— Real Betis Balompié (@RealBetis_en) July 22, 2019
Mesfushori kishte vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me Lyon, duke i dhënë Betis një avantazh të konsiderueshëm në negociatat për ta ulur madje edhe çmimin.
Ai ishte në bisedime me Sevillan dhe Valencian, por edhe me Napolin në Itali.
🗣👐👕 pic.twitter.com/6TNwKU5Let
— Real Betis Balompié (@RealBetis_en) July 22, 2019
Fekir pritet të jetë një nga lojtarët kryesor të klubit, pasi te Lyon në 193 ndeshje shënoi 69 gola dhe dha 46 asistime. /Telegrafi/