Raul Gonzalez është emëruar trajner i ri i Real Madrid Castilla. Klubi ka njoftuar në faqen e tyre zyrtare, që ish sulmuesi do ta drejtojë skuadrën e dytë.
Të premten, Rualit iu dha Licenca e UEFa Pro që i lejon atij të menaxhojë ekip në çdo nivel në futbollin profesional.
Kjo ishte pengesa e fundit për 41-vjeçarin, ku pastaj u dha njoftimit zyrtar.
🌟⚽ @RaulGonzalez, leyenda del madridismo, jugó en el @realmadrid durante 16 temporadas y esta campaña entrenó al Cadete B y Juvenil B! @lafabricacrm | #HalaMadrid pic.twitter.com/QHGUlRsAQR
— Cantera Real Madrid (@lafabricacrm) June 20, 2019
Me këtë vendimin, Real Madrid ruan strategjinë e tyre për t’ia dhënë besimin ish lojtarëve për të trajnuar skuadrën e dytë me shpresën për të menaxhuar përfundimisht në të ardhmen ekipin e parë.
Kjo ka ndodhur edhe me Zinedine Zidanen dhe Santiago Solarin.
Raul e zëvendësoi Manolo Diaz, të cilit iu dha detyra kur Santiago Solari u transferua në ekipin e parë. /Telegrafi/