Site icon Telegrafi

Zyrtare: Rashica do të luajë në Ligën Premier te Norwich City

Norwich City e ka kompletuar transferimin e Milot Rashicës nga Werder Bremeni.

Anësori i Kosovës thuhet të ketë nënshkruar kontratë katërvjeçare, ndërsa nuk është bërë i ditur çmimi i transferimit.

24-vjeçari i kaloi tri sezone e gjysmë te Werderi, ku i shënoi 27 gola dhe dhuroi 19 asistime në 100 paraqitje në të gjitha garat.

Norwich City në sezonin 2021/2022 do të luajë në elitën e futbollit anglez, pasi në edicionin e kaluar e fitoi ligën e dytë në sistemin anglez të futbollit – Championship.

Rashica, i cili rrjedh nga klubi i Vushtrrisë, ishte pjese e Vitesses në Holandë gjatë viteve 2015-2018, para se të nënshkruante për Werder Bremenin. /Telegrafi/

Exit mobile version