Telegrafi

Zyrtare: Rapid Viena transferon Atdhe Nuhiun

Sulmuesi 20-vjeçar që është standard në përfaqësuesen U-21 të Austrisë, kaloi nga Ried te skuadra e Rapid Vienas, për një shumë jo të madhe, konfirmon klubi austriak. Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me opsion edhe një vit, ndërsa për tre vite do të përfitojë 1.2 milion euro, plus bonuset nga paraqitjet mbresëlënëse.

“Ne jemi të ngazëllyer të bëjmë të ditur se kemi mirëpritur njërin prej sulmuesve më të mirë në tregun austriak të futbollit. Ai me 20 vjetët e tij ka potencial të madh për të ardhmen”, theksoi drejtori sportiv i Rapid Vienas, Alfred Hörtnagl, në komunikatën e lëshuar në faqen zyrtare të klubit austriak. /Telegrafi/