Site icon Telegrafi

Zyrtare: Raktic tërhiqet nga Kombëtarja e Kroacisë

Ivan Rakitic është larguar nga Barcelona pas gjashtë viteve qëndrim në Camp Nou, për tu rikthyer te Sevilla.

Por tani, mesfushori i famshëm kroat ka bërë me dije se është tërhequr nga Kombëtarja e Kroacisë.

Lajmin fillimisht e bëri publik vet lojtari, ndërsa më vonë ai është konfirmuar edhe nga Federata kroate e futbollit.

“Ti jepja lamtumirën ekipit kombëtar kroat ishte një nga vendimet më të vështira të karrierës time, por e ndjeva se kishte ardhur momenti që ta bëja këtë”.

“Kam shijuar çdo ndeshje të luajtur për vendin tim dhe kujtimet e Kupës së Botës do të mbeten gjatë në memorien time. Jam i bindur që kemi akoma një ekip të shkëlqyer dhe një të ardhme të ndritur përpara”.

“U uroj të gjithë miqve dhe shokëve të skuadrës, gjithë fatin e botës për sfidat e reja që na presin dhe konfirmoj se unë do të jem tifozi i parë i tyre”, tha Rakitic.

Mesfushori debutoi me kombëtaren kroate më 8 shtator të vitit 2007 në një ndeshje eliminatore të Evropianit ndaj Estonisë në Zagreb, ndërsa gjatë karrierës së tij veshi fanellën e Kroacisë për plot 106 ndeshje, duke shënuar edhe 15 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version