Rahoveci ka bërë një tjetër rikthim të rëndësishëm në radhët e veta.
Skuadra basketbollistike ka rikthyer në ‘Mizahir Isma’ basketbollistin Arian Qallaku.
Qallaku në fillim të këtij edicioni ishte pjesë e Sigal Prishtinës sikurse Morina dhe në 11 paraqitje në Superligën e Kosovës ka pasur një mesatare prej 15 pikëve për ndeshje.
Ka qenë faqja zyrtare e klubit që ka njoftuar se Qallaku qysh nga ndeshja e ardhshme do të jetë në dispozicion të trajnerit Bujar Loci.
Rahoveci aktualisht është i katërti në tabelë me 30 pikë të mbledhura pas 18 ndeshjeve të luajtura. /Telegrafi/