KB Rahoveci e ka transferuar edhe zyrtarisht Rafail Tsourakis, si përforcimin e tyre më të ri për edicionin e ardhshëm.
Skuadra rahoveciane ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me qendrën greke, derisa është bërë përforcimi i tyre i tretë i huaj në këtë afat kalimtar.
Basketbollisti-30 vjeçar, është i gjatë 209 cm, derisa ishte pjesë e disa skuadrave elitare në Greqi si Panaonios ku e ka kaluar një pjesë të karrierës, ndërsa skuadra e tij e fundit ishte Leeds në Britaninë e Madhe.
Përforcimi i parë i huaj për “vreshtarët” ishte alo-qendra kroate Jure Gunjina (204 cm) dhe përforcimi i dytë ishte amerikani Justin Gray (198 cm), 24 vjeç, i cili ka luajtur në Angli tek Bristol Flyers.
KB Rahovecit iu bashkua në këtë afat edhe plejmekeri Leonard Mekaj, i cili në edicionin e fundit ka qenë pjesë e Golden Eagle Yllit. /Telegrafi/