Telegrafi

Zyrtare: Rahoveci angazhon Neven Plantakun

Klubi i basketbollit Rahoveci ka bërë të ditur se ka larguar trajnerin, Bujar Loci.

Pas një viti bashkëpunimi me strategun pejan, rahovecianët tashmë kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me një tjetër trajner.

Bëhet fjalë për kroatin, Neven Plantak, i cili do të drejtoi vreshtarët gjatë edicionit të ardhshëm.

“Plantak ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Rahovecin dhe gjatë muajit gusht pritet të arrij në vendin tonë, kohën kur edhe fillojnë përgatitjet për një vit intensiv që na pret përpara, si në Superligë por edhe në gara ndërkombëtare. Plantak vjen në një moment kyç e historik për Rahovecin, derisa përvoja e tij do të shërbejë shumë në rezultatet e skuadrës sonë”, shkruan në njoftimin e klubit.

Trajneri kroat nuk është emër i panjohur për basketbollin, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Ai ka qenë edhe trajneri i Trepçës, pastaj i skuadrës së njohur kroate, Zadar dhe së fundmi në Vllazninë e Shkodrës. /Telegrafi/