Telegrafi

Zyrtare: Rafinha largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit

Foto:(Rafinha/ Bayern Munich TV)

Mesfushori i Bayern Munich, Rafinha, ka njoftuar zyrtarisht se do të largohet nga gjiganti i Bundesligës me të përfunduar ky sezon, ndërsa e ka mundësinë që të largohet me fitimin e trofeut të ligës.

Mesfushori 33-vjeçar ka mbajtur një konferencë për media, duke bërë të ditur vendimin e tij zyrtar se do të largohet nga skuadra gjermane në fund të këtij sezoni, pas tetë viteve të kaluar në Gjermani.

Rafinha po i bashkohet dyshes, Arjen Robben dhe Franck Ribery, që poashtu kanë bërë të ditur se do t’i japin lamtumirën klubit në përfundim të sezonit 2018/19.

Mesfushori ka falënderuar klubin dhe tifozët për tetë vitet e kaluar në ‘Allianz Arena’, gjersa lotët e tradhtuan në fjalimin lamtumirës para mediave.

“Tetë vitet që kam kaluar këtu, kanë qenë të mrekullueshme, kam pasur disa momente fantastike këtu. Tripleta që e fituam në vitin 2013 me klubin, ishte shumë speciale për mua. Të gjitha gjëra u vije fundi, por unë jam shumë i lumtur dhe krenar që kam luajtur për këtë klub të madh”, ka thënë Rafinha. /Telegrafi/