Rafael Benitez edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra angleze Newcastle United.
Tekniku spanjoll është pjesë e klubit anglez që nga viti 2016.
Benitez ishte në bisedime me Newcastlen për vazhdimin e kontratës, por palët nuk arritën një marrëveshje dhe kësisoj kanë ndarë rrugët.
Ish-trajneri i Interit, Real Madridit, Chelseat, Liverpoolit e Napolit kësisoj mbetet i lirë dhe në kërkim të një klubi tjetër.
59-vjeçari karrierën sipas të gjitha gjasave pritet ta vazhdoj në futbollin kinez.
Është skuadra kineze Dalian Yifang që është duke kërkuar që një kohë që Benitez ta marrë drejtimin e skuadrës.
Gjithsesi Benitez synon të mbetet në futbollin evropian, por nëse nuk vije një ofertë e mirë atëherë do ta pranojë atë të Yifang. /Telegrafi/