Juventusi ka njoftuar zyrtarisht se ka rinovuar me Radu Dragusin, i cili ka nënshkruar një marrëveshje me klubin deri në qershor të vitit 2025.
19-vjeçari ka luajtur katër ndeshje garuese në sezonin 2020-21, duke përfshirë debutimin e tij në Serie A me Bianconerët.
Qendërmbrojtësi u transferua në Juventus U17 në gusht 2018, nga Regal Bukuresht, dhe marrëveshja e tij e mëparshme me “Zonjën e Vjetër” ishte caktuar të skadonte këtë verë.
✍️ OFFICIAL | Radu Dragusin has renewed his contract with Juventus! ⚪️⚫️#FinoAllaFine #ForzaJuve
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) April 9, 2021
Por Juventus ka njoftuar se rumuni ka nënshkruar deri në qershor 2025 dhe do të vazhdojë me Bianconerët.
UFFICIALE 🤝 Radu #Dragusin rinnova fino al 30 giugno 2️⃣0️⃣2️⃣5️⃣! ⚪⚫
🗞 https://t.co/7eDcFHUkOq 🗞#ForzaJuve pic.twitter.com/DhI0i8LfRX
— JuventusFC (@juventusfc) April 9, 2021
“Sot, Radu Dragusin vendos firmën e tij për një të ardhme me Bianconerët, duke rinovuar kontratën e tij deri më 30 qershor 2025”, shkruan faqja zyrtare e kubit. /Telegrafi/