Telegrafi

Zyrtare: Radovic rikthehet te Bashkimi, Grosha lojtari i ri i prizrenasve

Vetëm dy ditë para fillimit të fazës finale të Kupës së Kosovës në basketboll, Bashkimi ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit malazias, Dragan Radovic.

Njoftimin e ka bërë të ditur ekipi përmes faqes në Facebook, derisa me Radovicin ekipi do të synojë të kalojë në finale.

Bashkimi do të ketë punë të vështirë që në çerekfinale, pasi që luan derbin ndaj Trepçës.

“Kthehet t’a përfundoj atë që e ka lënë në gjysmë! Super trajneri Dragan Radovic Prle kthehet për t’i dhuruar qytetit tonë atë që e kërkojmë tash e sa vite! Gjatë ditës së djeshme kemi arritur marrëveshje për të rikthyer Prle-n për të përfunduar atë që e ka nisur kohë më parë dhe për të mbajtur premtimin të cilin na ka dhënë! Mirë se erdhe përsëri Prle”, shkruan një njoftimin e klubit prizrenas.

Gjithashtu portokallezinjtë kanë zyrtarizuar edhe alo-qendrën 212 centimetra i gjatë, Ergin Grosha, është anëtar i ri i Bashkimit të Prizrenit, ka bërë të ditur pak më parë faqja zyrtare e klubit portokall-e-zi, pak më parë.

Grosha gjithashtu ishte pjesë e listës së gjerë të Përfaqësues së Kosovës ndërsa më ka mbrojtur ngjyrat e Yllit. /Telegrafi/