Telegrafi

Zyrtare: Quique Setien merr drejtimin e Villarrealit

Pas largimit të Unai Emery nga drejtimi i Villarrealit, Quique Setien është zgjedhur trajneri i ri i këtij ekipi.

Emery u largua nga Villarreal për të marrë Aston Villan dhe vendin e tij në stol e pasoi 64-vjeçari Setien, i cili ishte pa punë që nga gushti i vitit të kaluar pasi u shkarkua nga Barcelona, ​​të cilën e drejtoi për shtatë muaj.

Ai më parë ka drejtuar Racing Santander, Real Betis, Las Palmas, Lugo dhe Logrones.

Setien ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024 dhe do të drejtojë skuadrën për herë të parë të enjten në ndeshjen e Konferencës së Ligës kundër Hapoel Beer Sheva.

“Nëndetëse e Verdha” ndodhet aktualisht në vendin e shtatë në La Liga me 18 pikë, 13 më pak se lideri Real Madrid.

Në Ligën e Konferencës, ai kryeson Grupin C me katër fitore nga katër ndeshje./Telegrafi/