Telegrafi

Zyrtare: Quique Sanchez Flores trajner i ri i Atleticos

Në dhjetë e para të sezonit, në të gjitha garat, Atletico ka dështuar të përsërisë formën nga sezoni i kaluar, ashtu që drejtuesit e skuadrës kryeqytetase morën vendim për shkarkimin e trajnerit të deritanishëm, duke caktuar trajner ish-trajnerin e Valencias dhe Benficas, Quique.

Konfirmimi është bërë në faqen zyrtare të Atletico Madridit, sipas të cilit Quique Sanchez Flores do ta drejtojë skuadrën deri në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/

 

Quique trajner i Atleticos?

Pritet që Quique Sanchez Flores të emërohet trajner i ri i Atletico Madridit, vetëm disa orë pasi që Abel Resino është larguar nga posti i trajnerit të kryeqytetasve.

Sipas njoftimeve nga shtyi spanjoll, Quique ka pranuar punën në Vicente Calderon, pasi Michael Laudrup kishte dështuar të arrinte marrëveshje me Atleticon.

Atletico Madridi ka fituar vetëm një nga dhjetë ndeshjet e këtij sezoni, në të gjitha garat, ashtu që klubi mori vendim për shkarkimin e trajnerit të deritanishëm Abel Resino. /Telegrafi/