Site icon Telegrafi

Zyrtare: Qeveria do të dislokojë deponinë në Strugë

Qeveria e Maqedonisë sot ka vendosur që të dislokohet deponia e egër që deri sot ka helmuar struganët dhe venbanimet përreth. Ky vendim vjen pas kërkesës së dërguar deri tek qeveria nga banorë dhe komuna e Strugës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Financave, Ministria e Ekologjisë dhe Sekretari i Qeverisë janë të obliguar që të gjejnë mjete financiare për këtë aksion. Mbeturinat e kësaj deponie të egër Qeveria ka vendosur që t’i transportoj këto ditë në deponitë tjera në vend.

Gjithashtu, për këtë aksion janë siguruar mjete që të sigurohet edhe ekip që do të kujdeset që mos ri-krijohet ndonjë deponi e re dhe të pengohen probleme gjatë transportit. /Telegrafi/

Exit mobile version