Qeveria e Kosovës ka votuar pro që stadiumi i ri nacional i Kosovës të ndërtohet në Drenas.
Kësisoj ka rënë poshtë edhe zyrtarisht ideja që stadiumi të ndërtohet në Bërnicë ku ishte paraparë më parë.
Ka qenë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi që kë propozuar që ndërtimi i stadiumit nacional të ndërtohet në Drenas.
Me shumicën e votave pro nga ministrat e pranishëm, kryeministrit i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka aprovuar këtë propozim të ministrit Shala.
Kësisoj edhe zyrtarisht zona Ekonomike e Gllogocit është vendosur si lokacion për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës.
Punimet për ndërtimin e stadiumit nacional pritet të fillojnë në vitit 2018.
Për kapacitetin dhe vlerën e tij do të bisedohet në vazhdim, ku normalisht që edhe Federata e Futbollit të Kosovës, do të luajë një rol të rëndësishëm. /Telegrafi/