Telegrafi

Zyrtare: PSG transferon Lo Celson

Paris Saint-Germain ka konfirmuar transferimin e Giovani Lo Celsos nga Rosario Central.

Mesfushori sulmues ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin e ri, ndërsa sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e klubit argjentinas.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

“Jam i lumtur që kam nënshkruar për PSG-në. Do t’i bashkohem shpejt një prej klubeve më të rëndësishme në Evropë me shumë lojtarë të mirë duke përfshirë bashkëkombësit e mi, Angel Di Maria dhe Javier Pastore”, ka thënë 20-vjeçari.