Telegrafi

Zyrtare: PSG prezanton Ander Herreran

Mesfushori spanjoll, Ander Herrera edhe zyrtarisht është një futbollist i Paris Saint Germain.

Herrera u largua nga Manchester United pas pesë viteve të kaluara në Old Traford.

Mesfushorit spanjoll i përfundoi kontrata dhe nuk pranoi rinovimin e saj me Djajtë e Kuq.

Kësisoj spanjolli i është bashkuar kampionëve të Francës si futbollist i lirë.

PSG tanimë e ka prezantuar lojtarin me një video unike të publikuar në rrjetet sociale.

29-vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me parisienët dhe do ta mbajë fanellën me numër 21. /Telegrafi/