Telegrafi

Zyrtare: PSG prezanton Alessandro Florenzin

Alessandro Florenzi është zyrtarisht lojtari më i ri i Paris saint Germain.

Kampioni në fuqi i Francës ka marrë në huazim mbrojtësin italian për një vit.

PSG ka shpenzuar 500 mijë euro për huazimin e Florenzin, por që ka mundësinë e blerjes për 9,5 milionë euro.

Parisienët tanimë kanë prezantuar lojtarin i cili ka zgjedhur fanellën me numër 24, që e mbante edhe te Roma.

Florenzi ishte kapiten i Romës, por ai u largua pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Paulo Fonseca.

Kujtojmë që gjashtë muajt e fundit reprezentuesi italian i kaloi si huazim tek skuadra spanjolle Valencia.

Roma e ka konfirmuar largimin e lojtarit duke i dëshiruar fat në aventurën franceze. /Telegrafi/