Site icon Telegrafi

Zyrtare: PSG nënshkruan me talentin e madh Bradley Barcola

Paris Saint Germain ka fituar garën për supertalentin francez Bradley Barcola duke e transferuar atë nga Lyoni.

Sulmuesi i talentuar francez u kërkua nga Chelsea, Man City e Barcelona, por në fund ishte PSG që ka fituar garën për të.

Parisienët kanë shpenzuar 42 milionë euro për transferimin e anësorit të talentuar në Parc de Princes.

Nga ana tjetër Barcola ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me Parisin dhe do të jetë pjesë e tyre deri në qershor të vitit 2028.

Anësori i talentuar është shprehur shumë i lumtur me hapin e bërë në karrierën e tij.

“Jam shumë i lumtur. Është krenari të bashkohem me një klub kaq të madh. Është një klub me shumë ambicie, që luan kompeticione të mëdha, dua të jap gjithçka”, deklaroi sulmuesi francez.

20-vjeçari ka dalë nga Akademia e Lyon derisa edicionin e kaluar ishte më i miri te kjo skuadër në Ligue 1. /Telegrafi/

Exit mobile version