Site icon Telegrafi

Zyrtare: PSG nënshkruan me Lassana Diarran

Paris Saint-Germain ka njoftuar nënshkrimin e kontratës me mesfushorin Lassana Diarra.

Kontrata e tij është valide për një vit e gjysmë, deri më 30 qershor të vitit 2019.

Gjatë karrierës së tij mesfushori ka veshur fanellën e klubeve si Chelsea dhe Real Madrid.

Lass gjatë prezantimit

Ai ka qenë edhe pjesë e Francës në dy kampionate evropiane, si njëri prej lojtareve kryesor.

“Jam tepër i lumtur që më në fund do të bashkohem me klubin e qytetit të lindjes” ka thënë Lassana Diarra.

Gjatë prezantimit

“Paris Saint-Germain për mua është shumëçka, një ëndërr që shumë kush e pret”.

“Jam me fat që do të jem në gjendje ta realizojë ëndrrën dhe të luaj në Parc des Princes me fanellën e PSG-së”, ka thënë francezi në prezantim.

Ai do ta bartë fanellën me numrin 19

Presidenti Nasser Al-Khelaïfi i ka uruar mirëseardhje transferimit më të ri të klubit. Ai së fundmi ishte pjesë e Al Jaziras. /Telegrafi/  

Exit mobile version