Telegrafi

Zyrtare: PSG nënshkruan me Berchichen

PSG ka nënshkruar me mbrojtësin e majtë Yuri Berchiche.

Berchiche ka ardhur nga Sociedad ku ishte që nga viti 2012 dhe në sezonin  fundit zhvilloi 35 ndeshej në La Liga.

Mbrojtësi 27 vjeçar ka nënshkruar marrëveshje pesë vjeçare me klubin e Ligue 1, ndërsa ishte kërkesë e Unai Emeryt që e njeh mjaftë mirë La Ligan.

Berchiche kishte provuar të luante edhe në Ligën Premier te Tottenham, por që u huazua te Cheltenham Town.

Mbrojtësi është blerja e parë e PSG-së këtë sezon dhe ai do të luftojë për një vend me Layvin Kurzawan.

PSG e ka mbyllur sezonin e fundit në vendin e dytë pas Monacos. /Telegrafi/