PSG ka nënshkruar me mbrojtësin e majtë Yuri Berchiche.
Berchiche ka ardhur nga Sociedad ku ishte që nga viti 2012 dhe në sezonin fundit zhvilloi 35 ndeshej në La Liga.
Mbrojtësi 27 vjeçar ka nënshkruar marrëveshje pesë vjeçare me klubin e Ligue 1, ndërsa ishte kërkesë e Unai Emeryt që e njeh mjaftë mirë La Ligan.
Paris Saint-Germain are thrilled to announce that Yuri Berchiche has signed with the club through 2022!! #Berchice2022 pic.twitter.com/6BMFC7AoPS
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) July 7, 2017
Berchiche kishte provuar të luante edhe në Ligën Premier te Tottenham, por që u huazua te Cheltenham Town.
Mbrojtësi është blerja e parë e PSG-së këtë sezon dhe ai do të luftojë për një vend me Layvin Kurzawan.
PSG e ka mbyllur sezonin e fundit në vendin e dytë pas Monacos. /Telegrafi/