Telegrafi

Zyrtare: PSG e transferon Gueyen nga Evertoni

Paris Saint-Germian ka konfirmuar zyrtarisht se e ka transferuar Idrissa Gueyen nga Evertoni për 32 milionë euro në një marrëveshje katërvjeçare.

Mesfushori u largua nga Toffees për t’i kompletuar testet mjekësore te kampioni i Ligue 1 këtë të hënë, ndërsa do të rikthehet në Angli për t’u përshëndetur më stafin në Merseyside.

PSG dhe Everton lëshuan njoftime zyrtare se kanë arritur sot (30 korrik) marrëveshje për 29-vjeçarin, derisa anglezët e kanë falënderuar për tri vitet e kaluara.

“Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Paris Saint-Germainit”, ka thënë Gueye në prezantimin e tij para gazetarëve.

“Pasi isha duke luajtur me kombëtaren time, kam menduar për një aventurë të re dhe kur më kontaktoi Parisi, nuk kam menduar dy herë”.

“Jam i lumtur me kalimin tim këtu dhe dua ta shpërblejë besimin e dhënë nga kryesia e klubit dhe nga trajneri. Mezi pres të takohem me bashkëlojtarët e mi të rinj”, ka shtuar më tej mesfushori. /Telegrafi/